SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Thirrje për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës”/Policia nis procedim penal ndaj kandidatit të PD, Xhelal Mziu

Policia e Dibrës ka nisur një procedim penal ndaj kandidatit për deputet të Partisë Demokratike për këtë qark, Xhelal Mziu.

Ai akuzohet për “thirrje për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës”.

Në deklaratën zyrtare të policisë thuhet se “nga Oficerët e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër ka filluar procedimi penal dhe materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës”, në ngarkim të shtetasit XH.M, kandidat për deputet  i subjektit politik Partia Demokratike në qarkun Dibër. Kjo pasi gjatë një takimi elektoral në territorin e  bashkisë Dibër, shtetasi XH.M, ka kërcënuar dhe ka bërë thirrje për të nxitur dhunë duke bërë prezente ngritjen e grupeve të gatshme me pretendimin e mbrojtjes së votës”.

“Policia e Shtetit thekson edhe njëherë faktin se ”asnjë subjekt politik, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të krijojë struktura paralele duke marrë atributet e Policisë së Shtetit dhe për këtë do të ushtrojë kontrolle të imtësishme në territor duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të këtyre strukturave të paligjshme që kryejnë veprime duke cenuar ligjin dhe të drejtat e liritë themelore të qytetarëve”.

Gjatë një elektoral në zonën e Maqellarës, Mziu tha se “kemi ngritur grupet e gatshme nga sot dhe në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja mjafton një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit. I bëj thirrje çdo qytetari të Dibrës të dalë dhe ta mbrojë me gjak, me sëpata, me drunj apo çfarë të dalë para kujtdo që do përdorë votën e një qytetari”.

Por një ditë më pas Mziu kërkoi ndjesë për deklaratën. “Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit. Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam kundër dhunës! Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve”.///atsh///

error: