Ambasadorja Urszula Józefa Gacek, e cila drejton misionin e OSBE/ODIHR në Shqipëri në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit vizitoi qendrën e votimit nr. 1729/1730 pranë te Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë.
Në një prononcim për mediet, Gacek u shpreh se në fokus të misionit nuk është vetëm dita e zgjedhjeve por në tërësi procesi zgjedhor në Shqipëri.
“Misioni i dedikohet mbarëvajtjes së fushatës elektorale. Jam në Shqipëri prej datës 17 mars. Gjitha vëmendja i dedikohet ditës së zgjedhjeve, por për ne si mision është vetëm një pjesë e misionit. Qëndrimi këtu prej 17 marsit i është dedikuar vëzhgimit të fushatës zgjedhore në tërësi, parregullsitë gjatë saj, sjellja e kandidatëve. Vetë unë do të vëzhgoj një numër të vogël qendrash votimi, ndërsa anëtarë të tjerë janë shpërndarë në 12 qarqet e Shqipërisë”, tha Gacek.
Gacek nuk dha asnjë koment mbi situatën deri tani, por tha se përgjigjet e pyetjeve do të vijnë nesër.
“Ne jemi ende duke mbledhur informacion, për 5 javë e disa ditë në Shqipëri dhe na duhet kohë për të shqyrtuar të gjithë informacionin e mbledhur. Përgjigjet për pyetjet tuaja do të vijnë nesër. Ju do të keni mundësi të ritakohemi për një konferencë për shtyp që për shkak të pandemisë do të zhvillohet përmes zoom dhe aty mund të merrni të gjithë përgjigjet e pyetjeve tuaja në lidhje me të gjithë procesin zgjedhor”, tha kryesuesja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR ajo.
Ajo lajmëroi se konferenca do të mbahet nesër //atsh///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit