Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi këtë të hënë në kuadër të vijimit të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka bërë thirrje numëruesve për vijim të numërimit.
Celibashi përmes një postimi në ‘Twitter’ bën thirrje të gjithë partive politike që kanë numërues që ti përmbahen premtimit publik për të garantuar numërimin dhe vlerësimin e pandërprerë të votave.
Ndër të tjera ai thekson se numëruesit dhe/ose komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë.
“Partitë politike që kanë numërues, duhet ti përmbahen premtimit publik për të garantuar numërimin dhe vlerësimin e pandërprerë të votave. Nuk ka asnjë justifikim ndërprerja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve. Numruesit dhe/ose komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI