Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka udhëzuar që për ato KZAZ që kanë përfunduar numërimin e votave për subjektet zgjedhore, të fillojnë numërimin për kandidatët nesër, datë 28 prill 2021 në orën 9:00.
Siç njoftoi KQZ, udhëzimi shprehet edhe për ato KZAZ ku ka filluar, ose pritet të fillojë numërimi i votave për kandidatët.
Sipas urdhërit të Celibashit, numërimi do të vazhdojë sot deri në orën 24:00 dhe do të rifillojë nesër në datën 28 prill 2021, në orën 9:00.
Procesi i numërimit të votave për partitë politike në zgjedhjet e 25 prillit vijon ende kur kanë mbetur edhe pak kuti, ndërsa pritet shpallja e rezultatit brenda 48 orëve nga mbyllja e votimit.///
ME SHUME LAJME
Sot mot i paqëndrueshëm, borë në lartësitë mbi 1000 metra
Kulturë. Fenomeni Alban Skenderaj.
Turizmi. Greqi–Shqipëri synohet një fazë e re bashkëpunimi