Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka bërë përgjegjës për humbjen e opozitës kryetarin e PD-së Lulzim Basha.
Në reagimin e tij, Nishani u shpreh se Partia Demokratike duhet të çlirohet nga shembulli i paaftësisë.
“Të dashur miq, rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe dëshpërim i madh për votuesit dhe mbështetësit e opozitës si dhe një mundësi e pashfrytëzuar për ndryshimin e shumëpritur. Qeverisja e korruptuar e Edi Ramës do të vijojë të mbajë pushtetin përsëri, pas 8 viteve të skandaleve e dështimeve! Sot është momenti që Partia Demokratike të çlirohet nga shembulli i paaftësisë dhe modelit që po e asgjëson atë pak nga pak. Sot është momenti që Partia Demokratike të lihet e lirë për t’u ringritur në madhështinë që i takon si parti e Lirisë dhe Rinisë”, tha ai.
Ai tha se përgjegjës kryesor për humbjen është Lulzim Basha dhe duhet të mbajë përgjegjësi, sepse po mban peng PD.
“Sot përgjegjësi kryesor i 4 humbjeve politike radhazi vendosi ta mbajë peng Shtëpinë e Lirisë në interes të pushtetit të tij personal. Basha sot duhej të merrte përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh. Sot Edi Rama mban peng Shqipërinë dhe Lulzim Basha tenton të mbajë peng Partinë Demokratike. Partia Demokratike nuk është pronë personale e një njeriu. Ajo është Shtëpia e Lirisë e qindra-mijëra shqiptarëve. Askush nuk do të mundet ta marrë atë peng për asnjë arsye, në asnjë formë e me asnjë çmim”, shprehet Nishani. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI