Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri tha sot në një emision televiziv se PD sot është sekt personal i Lulzim Bashës.
Kulluri tha se Lulzim Basha në 12 të natës dy herë ka bërë listat e partisë, i ulur me Edi Ramën dhe se ka marrë para pallatesh.
“Në 2015-ën unë kam drejtuar zgjedhjet në Selenicë pa Berishën, kaq. Sot që po flasim ajo nuk është një parti politike, është një sekt personal i kryetarit të partisë, Lulzim Bashës i cili e drejton”, u shpreh Kulluri.
“Ose ai është kloun dhe përdoret. Ai nuk ka thënë që është kloun. Unë di këtë që Lulzim Basha në 12 të natës dy herë ka bërë listat e partisë”, tha Kulluri.
“Është ulur me Edi Ramën, ka marrë para pallatesh. Nuk është familja ime që merr para, është familja e Lulzim Bashës”, vijoi ai.
“Këtë e di gjithë PD, për paratë që marrin nga kandidatët për deputetë. Turpi ka ndodhur prapë këtë herë, i ka marrë familja e tij jo unë. Po t’i jap me emër, ky më del me Ramën në bodrum, jo Sali Berisha”, tha Kulluri. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI