SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Profesioni më ka edukuar të njoh, se toleranca është niveli më i lartë i forcës

Nga Dr.Agim Nelaj///*)

(Pjese nga fjala ne ceremonine e Dekorimit “Mjeshter i MADH” në Presidencë)

Vlerësimi përkon me 80 vjetorin e lindjes dhe 60 vjetorin e ushtrimit të profesionit të veterinerit.

Sot jam veterineri me i vjetër në Shqipëri që vazhdoj ta ushtroj këtë profesion të nderuar. Ndihem i priviligjuar për vlerësimin. Këtë ia dedikoj; plejadës së shkelqyer të mjekësisë veterinare shqiptare, atyre që kanë një vend nderi në panteonin e shkencës. Kolegëve të mi veteriner ,me të cilët kam ndarë vështirësitë dhe bukurinë e profesionit të veterineriit. Vështirësi që kalitin vullnetin, sakrificën, vetëpërmbajtjen dhe durimin, por edhe dashurinë ,forcën, mirënjohjen dhe fisnikërinë.

Profesioni më ka edukuar të njoh, se toleranca është niveli më i lartë i forcës. Ai të orjenton; se drejtimi është më i rëndësishëm se shpejtësia. Veprimtaria e gjatë, nuk lidhet vetëm me ushtrimi e profesionit në praktikën e gjërë veterinare, por dhe kontributin në fusha të pa shkelura të këtij shërbimi:

– Prej kohësh më ka intriguar boshllëku i historikut të mjekësisë veterinare shqiptare, ndër më të vjetërit në vëndin tonë. Për herë të parë (pa pararendës)hartova historikun e këtij shërbimit nëpërmjet personaliteteve më të shquara. Dhuratë e frytshme e pasionit profesional, hulumtimit të palodhur nëpër arkiva, e vjeljes së dokumentave, fotografive, shkrimeve publicistike,e qëmtimit të mbresave, kujtimeve dhe impresioneve shoqërore dhe familjare, dhuratë e përkujdesjes dhe dashurisë njerëzore, e respektit për punën e asaj plejade të shquar të veterinarisë shqiptare, që hodhi themelet e institucioneve shkencore dhe studimore, që përfaqësoj denjësisht brënda dhe jashtë atdheut në gjysmëne parë të shekullit XX. Hapi rrugën për një vazhdimësi të sigurt të traditave në këtë fushë.

Më është dashur të bëj një inkursion në universitetet më në zë të Europës,për të gjetur dokumentacionin orgjinal të studentëve veteriner. Një punë shumë vjeçare,për të nxjerrë nga pluhuri i harresës veprimtarinë e tyre, jo vetem në shërbimin veterinar por: përgjithësisht në shkencë, publicitik, kulturë, art, sport etj .

Më duhej të krijoja arshivën e veterinarisë që nga viti 1900, që zë fill me veterinerin e parë Mehmet Aqif Ersoj,-Studiova dhe botova për here te parë Etikën profesionale veterinare dhe Betimin e mjekut veteriner.-Botim i disa librave professional,historik, novela dhe tregime kryesisht për jetën e veprën e mjekut veteriner. Artikuj shkencore dhe divulgativ.

Një ndër detyrat me të rëndësishme të cilës i kam kushtruar rëndesi dhe seriozitet ka qenë dhe vazhdon të mbetet ,trashgimia profesionale, formimi i veterinereve të rinj. Kam pregatitur dhe sot kontribojnë në gjithë vëndin disa dhjetra mjek veteriner edhe këtu midis kolegeve të mi , janë të pranishëm.-

Qëllimi i gjithë veprimtarisë time ka qenë dhe mbetet ndërtimi saktësisht i urave lidhëse me konstitucionin shpirtëror dhe profesional të brezave.Jam munduar të ruaj gjithëçka që tashguam, duke e kaluar me sukses distancën kohore,duke ndërthurur gjithcka autentike shqiptare me një mentalitet civil evropian///

error: