-Asnje e re nga hetimet per zbulimin e autorit të grabitjes së kambistit sarandiot në pallatin 9 katesh në sheshin “Europa”(Trekendeshi i Kodres), ne Lagjen nr.4.
Ngjarja ndodhi më 7 maj kur kambisti Ibrahim Didani po hynte në pallat dhe një person pa maskë po e priste te hyrja e ashensorit.
Personi i i panjohur, i shfaqur para ashensorit ka hipur deri në aktin e tretë me ashensor dhe ka zbritur për të kryer sulmin ndaj kambistit dhe duke i rrëmbyer atij me dogitje një shumë prej disa milionë lekësh
Burime te Radios “Saranda” dhe SARANDANEWS.AL mesuan se ngjarja eshte fiksuar ne kamerat e pallatit edhe ne castin e hyrjes se persnit te panjohur dhe pa maske ne pallat edhe ne momentin e daljes se tij pas grabitjes dhe dhunimit kriminal te kambistit.
Ditët e fundit jane shënuar disa vjedhje radhazi në qytet. Ende nuk dihet, nëse janë të vepra penale te kryera nga individe apo grupe autoresh. Dhe më tej akoma, nëse kemi të bëjme me vjedhes qe mberrijne ne Sarandë nga rajone te tjera te vendit.//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Qytetarët në protestën e 59-të kundër investimit në Zvërnec
Policia: Kujdes ndaj tentativave për marrjen e aksesit në llogaritë WhatsApp
Gonxhja: Mbrojtja e industrisë turistike, përgjegjësi e përbashkët dhe përtej çdo agjende politike momentale