Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.
Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në zonën e veriut dhe qendër reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 12 m/sek, erë me rrahje shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.Temperaturat parashikohen në:zonat malore 10°C deri në 22°Czonat e ulëta 11°C deri në 23°Czonat bregdetare 12°C deri në 22°C///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI