Shërbimet e Policisë Kufitare Porti Vlorë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë , arrestuan në flagrancë 1 shtetas dhe proceduan penalisht 2 të tjerë.
Sipas policisë u arrestua A. D., 35 vjeç, banues në Fier si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit italian G. C., 57 vjeç dhe V. B., 73 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve shëndetësore”.
Dy shtetasit italianë, të cilët do të udhëtonin drejt Italisë janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Porti Vlorë gjatë përpunimit të dokumentacionit me test COVID-19 të falsifikuar, të cilat dyshohet se janë te falsifikuar.Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI