SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rikthehet Eurovizioni-Shqipëria përfaqësohet me Peristerin, që këndon natën e dytë

Me shkëlqimin dhe organizimin që të lë pa frymë, Eurovision është rikthyer. I detyruar të anulojë festivalin ekstravagant të këngës vitin e kaluar për shkak të pandemisë, Holanda po pret këtë javë një edicion me përmbajtje cilësore, me Francën favorite.

Rreth 3 500 persona, me kushtin e prezantimit të një testi negativ, por pa maska, do të marrin pjesë në finalen e konkursit në qytetin portual të Roterdamit. Kandidatët do të mbyllen në një “flluskë të veçantë”.

Francezja, Barbara Pravi, shpesh e krahasuar me Edith Piaf, është klasifikuar në krye të parashikimeve me këngën e saj “Voila” dhe mund të mundësojë për “Hexagon”-in të marrë fitoren e parë në 44 vjet. Ajo ndiqet nga Italia dhe Malta.

Ndërkohë që vaksinimi ka mundësuar për vendet europiane lehtësimin e masave shëndetësore, holanda ka autoriuar zyrtarisht pjesëmarrjen e publikut në ngjarje në fund të prillit.

Edicioni 2020 i Eurovision u anulua për herë të parë në historinë e kompeticioneve për shkak të pandemisë.

Për spektatorët e mësuar të shohin një valë flamujsh dhe artistë nga e gjithë bota duke përqafuar njëri-tjetrin në ekranet e tyre të vogla, edicioni 2021 premton të jetë disi ndryshe.

Ndërsa shumica e kandidatëve, nga 39 vende, do të udhëtojnë në Roterdam, të tjerët, si Austria do të marrin pjesë përmes videove të pararegjistruara.

Delegacionet kombëtare në vend janë gjithashtu subjekt i rregullave të rrepta, duke përfshirë ndarjen e rreptë nga publiku dhe detyrimin për t’u testuar për COVID-19 çdo 48 orë.

Shqipëria do jetë natën e dytë të ‘Eurovision 2021’

Anxhela Peristeri renditet e njëmbëdhjeta me këngën “Karma”

Këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri do të këndojë në natën e dytë në festivalin e këngës ‘Eurovision 2021’, këngën “Karma”.

Faqja zyrtare e ‘Eurovision 2021’ ka postuar renditjen e shteteve pjesëmarrëse, të ndara në dy netët gjysmëfinale.

Anxhelën do ta dëgjojmë të renditur të njëmbëdhjetën.

Pas publikimit të versionit zyrtar të këngës, shoqëruar me videoklipin, këngëtarja ka marrë shumë vlerësime.

Ajo ka vendosur t’i qëndrojë versionit shqip të këngës duke ndryshuar vetëm disa detaje të vogla. Ndërsa, përsa i përket performancës, ajo ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë me koreografen e njohur suedeze, Sacha Jean-Baptiste.

Madje ajo ka pozuar me veshje popullore nga disa treva shqiptare për të prezantuar edhe traditat e vendit, foto të cilat u postuan në faqen zyrtare të “Eurovision”.

Gjysmëfinalja, nata e parë:

Lituani

Slloveni

Rusi

Suedi

Australi

Maqedoni e Veriut

Irlandë

Qipro

Norvegji

Kroaci

Belgjikë

Izrael

Rumani

Azerbajxhan

Ukrainë

Maltë

Gjysmëfinalja, nata e dytë:

San Marino

Estoni

Republika çeke

Greqi

Austri

Poloni

Moldavi

Islandë

Serbi

Gjeorgji

Shqipëri

Portugali

Bullgari

Finlandë

Letoni

Zvicër

Danimarkë

error: