2 persona të arrestuar dhe 2 te tjere në kërkim me akzuen se favorizuan me heshtje ndërtimet e paligjshme në Himarë.Ky eshte bilançi I goditjes se fundit te policise.
Sipas policise dy personat 35 dhe 30 vjeç, u prangosen pasi shpërdoruan detyrën duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve, vihen
Policia tha se I arrestuari i pare 35 vjeç, banues në Himarë, ishte me detyre kryeinspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë; Po keshtu edhe iarrestuari me burg 30 vjeç eshte , banues në Himarë, me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë.
Policia beri te ditur se jane shpallur ne kerkim edhe 2 inspektore pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë /perkatesisht njeri 36 vjeç banues në Sarandë dhe tjetri 53 vjeç, banues në Himarë.
Urdheri per ndalimin e tyre nga ana e prokurorise se Rrethit Gjyqësor Vlorë eshte bere, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në territorin e Bashkisë Himarë.
Mesohet se materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë se Vlorës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI