FINIQ- Misioni i pare i mjekëve nga Greqia dhe Tirana eshte kurorëzuar me sukses ne bashkine e Finiqit.


Gjithcka ka nisur muaj me pare me perpjekjet e kryebashkiakut Kristo Kiço dhe Ambasadës Greke në Tiranë, si nje iniciative e parë e ketij lloji ne kushtet e krizes dhe veshtiresive qe solli si kudo edhe ne 58 fshatrat e kesaj bashkie pandemia globale.


Sipas burimeve zyrtare te kesaj bashkie ‘Me iniciativën e Ambasadës Greke në Tiranë, misioni i parë mjekësor në fshatrat e bashkisë së Finiqit me mjekë nga Greqia dhe Tirana u krye me sukses të plotë. Konkretisht, më 21 maj, grupi i mjekëve bëri vizita në qendrën mjekësore të Livadhjasë ku u vizituan disa banorë të Livadhjasë dhe zonës përreth. Ditën tjetër ekipi i mjekëve, i shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Gjirokastrës Z. Dimitrios Sacharidis, mjeku dhe deputeti Niko Kouri dhe Kryetari i bashkisë së Finiqit z..Kristo Kiço vazhduan vizitat në fshatrat malore të Karoqit, Zminecit dhe Grazhdanit.


Banorët e këtyre fshatrave, të cilët për herë të parë u ofrohet një shërbim kaq të menjëhershëm dhe falas për problemet shëndetësore me të cilat përballen, i shprehën mirënjohjen konsullit, deputetit dhe kryetarit të bashkisë si dhe Ambasadës Greke që mendoi dhe realizoi këtë mision.
Ata theksuan se një veprim i tillë ishte i domosdoshëm për banorë te zonës, dhe kërkuan rihapjen e pikëkalimeve doganore të Qafëbotës dhe Povllës në mënyrë që situata ti kthehet normalitetit dhe banorët të marrin shërbimin e nevojshëm.

Mbyllja për shkak të virusit covid ka dëmtuar seriozisht këtë zonë, prandaj kërkohet vazhdimisht hapja e vendkalimeve të mësipërme. Ekipi i mjekëve, i përbërë nga mjeku Dhimitris Gjikas me origjinë nga Livadhjaja, ortopedi Giannis Kostas nga Himara dhe Dr.Shk mjeke reumatologe Ergeta Ktona Pedagoge e brëndshme pranë Universitetit të Mjekësisë në Tiranë , të emocionuar nga pritja e njerëzve, theksuan se do të vazhdojnë misionin e tyre dhe u bënë thirrje kolegëve të tjerë mjekë nga zona jonë që shërbejnë në spitalet e dy vendeve të bashkohen në këtë përpjekje. Kryetari i Bashkisë Z. Kiço dhe Deputeti Z. Kuri nga ana e tyre u zotuan të vazhdojnë përpjekjet për pajisjen e klinikave me pajisje të domosdoshme në qendrat shëndetësore dhe përmirësimin e shërbimit primar mjekësor në fshatra.-vune ne dukje burime te bashkise Finiq////SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI