SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

FINIQ-Programi Zviceran për Turizmin në Shqipëri, shikon fusha bashkëpunimi me mundësi të mëdha zhvillimi.

Turizmi,eshte fusha me mundësi të mëdha ende të pashfrytëzuara ne territorin e bashkise Finiq.

Mundesia e nje bashkepunimi per nxitjen e zhvillimeve turistike ne kete Bashki, ka qene objekt i nje takimi me përfaqësuesit e Programit Zviceran të Turizmit në Shqipëri. Burime zyrtare nga Finiqi bene te ditur se ky takim u zhvillua në kontekstin e koordinimit dhe rregullimit të përpjekjeve individuale të subjekteve private, qeverisjes vendore dhe kombinimeve rajonale për nje zhvillim te qëndrueshëm të turizmit në zonat rurale gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm gjatë sezonit të verës.

Kryetari i Bashkisë Kristo Kiço, ka vene ne dukje ne kete takim se mundësitë e ofruara për zhvillimin e një aktiviteti të qëndrueshëm në sektorin i turizmit, jane te bollshme sepse “kjo zonë është e pasur me monumente kulture dhe natyre, me histori, dhe traditë në fushën e kulinarisë.”

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e programit konfirmuan këto mundësi të ofruara nga bashkia e Finiqit, por u përqendruan më shumë në mënyrën se si këto produkte të ofruara nga zona, do të integrohen në strategjinë e përgjithshme të turizmit në rajonin bregdetar përmes një planifikimi të mirëkoordinuar për të tërhequr turistë nga e gjithë bota.

Ekspertet shprehen gadishmerine për të ndihmuar në përgatitjen e nje programi bashkëpunimi për promovimin dhe shfrytëzimin e produkteve dhe mundësive të pasura turistike të bashkisë së Finiqit.

Se shpejti pritet qe ne një takim te zgjeruar do të organizohet në Sarandë me kompani turistike dhe përfaqësues nga bashkitë e Sarandës, Delvinës, Finiqit dhe Konispolit te diskutohet për te zhvilluar idenë e bashkëpunimit në kete rajon ku do të përfshihen biznese edhe nga territori i njesise administrative te bashkise Finiq.///SARANDANEWS.AL///

error: