Po vijon me intensitet dhe pa u ndalur puna, për ndërtimin e rrugës Kardhiq–Delvinë, 16 km e gjatë në jug të vendit, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore, me impakt pozitiv në ekonominë dhe turizmin e vendit.
Deputeti i PS-së për qarkun e Vlorës, Alket Hyseni ka publikuar pamje filmike nga ky aks rrugor, duke u ndalur në pamjen e tunelit të Skërficës, ku tashmë është kryer pjesa më e vështirë e punës.
“Përveç dy segmenteve që të çojnë tek tuneli, është përfunduar shpimi i gjysmës së tij, 400 metra nga krahu i Delvinës dhe 200 metra nga drejtimi i Kardhiqit”, shprehet Hyseni, teksa shtron pyetjen retorike:
“Si thoni, do kalojmë këtë vit apo jo?”.Ky aks është cilësuar një nga rrugët më prioritare ekonomike-turistike të vendit, që shkurton me 3 orë kohë nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit multidimensional të zonës dhe vendit.
Pak kohe me pare gjate nje interviste ne nje televizion Alket Hyseni e ftoi gazetarin qe te kalojne se bashku ne tunelin e Skerfices per Krishtlindjet e ketij viti.//ATSH////
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI