Lehtësimi i masave antikovid që pritet të hyjë fuqi në 1 qershor do të sjellë rigjallërimin e aktiviteteve të ndyshme kulturore dhe artistike në kryeqytet.
Kryeministri Edi Rama ndau sot një video entuziaste, që tregon se si e pret Tirana hapjen pas kufizimit prej masave të ndërmarra në kuadër të pandemisë së COVID-19.
Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi për lehtësimin e masave pas përmirësimit të situatës epidemiologjike në vend.
Nga 1 qershori hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme si dhe ora policore shtyhet në orën 23:00-06:00. Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura dhe muzika do lejohet deri në orën 22:00.
Ndërkohë, në 2022 Tirana do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, ku do të mirëpresë të rinj nga e gjithë bota dhe do ketë një program ambicioz me shumë aktivitete e do të përpiqet të lidhë qytetin dhe rininë e tij me vlerat europiane./ata///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI