– Rabini i shtetit gjerman të Saksonisë, Zsolt Balla, do të bëhet kleriku hebre i ushtrisë gjermane.
Sipas një deklarate nga Këshilli Qendror i Hebrenjve në Gjermani, me emërimin e Ballas, një klerik ushtarak hebre do të rikthehet në Gjermani për herë të parë pas rreth 100 vjetëve.
”Përurimi ceremonial do të zhvillohet më 21 qershor në sinagogën e Lajpcigut”, njoftoi ky këshill.
Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje nga ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe presidentit të këshillit qendror, Josef Schuster, Bundestagu miratoi emërimin e klerikëve hebrenj për ushtrinë në maj të vitit 2020.
“Me emërimin e rabinëve ushtarakë, ne po vazhdojmë një traditë të vjetër dhe në të njëjtën kohë po hapim një kapitull të ri”, tha Schuster./ATSH///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI