Një 34 vjeçar shqiptar është ekzekutuar në një lokal në Athinë. Ai është identifikuar si Arias Papas dhe mësohet se shkak për vrasjen e tij është prishja e pazareve të drogës mes bandave.
Papas është qëlluar me armë zjarri në kokë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërsa bëhet me dije se autori është larguar nga vendngjarja. Sipas mediave greke drejt viktimës është qëlluar me 8 plumba ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen Sepolia të Athinës.
Mësohet se atentatori u fut në lokalin ku gjendej Papas, e qelloi atë në kokë dhe më pas u largua me një taksi. Në raportimet paraprake shkruhet se bëhet fjalë për larje hesapesh midis bandave të trafikut të drogës që veprojnë në qendër të Athinës.
Aris Papas raportohet se është një person i njohur për autoritetet pasi ka qenë në hetim më parë për grabitje, vrasje në tenativë e trafik droge. 34 vjeçarit i ishin bërë edhe tre atentate të tjera më parë, por i fundit ishte në shkurt të këtij viti dhe dështoi. Pas ekzekutimit të Aris Papas në Athinë, në vendngjarje ka shkuar edhe nëna e tij e cila ka shpërthyer në lot duke vajtur humbjen e të birit nga plumbat e marra. “Çfarë të bënë biri im” dëgjohen britmat e nënës së 34-vjeçarit në lot.///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.