SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Vaksinimi masiv i hapi rrugën sezonit turistik. Rritje e rezervimeve, kryesojnë polakët

Operatorët turistik që operojnë në tregun shqiptar shprehen optimist për ecurinë e këtij sezoni turistik duke konfirmuar edhe rritje të rezervimeve nga turistë të huaj. Nënkryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Fatos Cerenishti në një prononcim për ATSH-në deklaron se pritet që të ketë një rritje prej më shumë se 30% të numrit të turistëve të huaj që do të vizitojnë Shqipërinë.

Rezervimet e deritanishme, por edhe fluturimet çarter të planifikuara na bëjnë optimist për një sezon turistik shumë herë më të mirë se ai i vitit 2020”, deklaroi Cerenishti për ATSH.
Ai thekson se turistët polakë janë ata që kryesojnë rezervimet deri tani dhe se kërkesat nga tour-operatorët polakë po shtohen dita-ditës.Sipas tij, prej disa vitesh ata janë edhe vizitorët kryesorë të huaj në tregun shqiptar.

“E njohin mirë tregun shqiptar dhe e kanë të renditur ndër destinacionet e tyre të preferuara”, thotë Cerenishti.Shqipëria pret gjithashtu, thekson Cerenishti, një numër në rritje edhe të turistëve nga Bjellorusia dhe Ukraina.

Ndërsa turistët nga Europa këtë sezon do të jenë në numër më të kufizuar, të paktën deri tani.Sipas Cerenishtit, për shkak se në kthim atyre u kërkohet testi negativ i COVID-19 kemi një numër më të vogël të turistëve nga tregu europian.Por tregut shqiptar sërish këtë nuk do t’i mungojnë turistët nga vendet e rajonit, të cilët sipas Cerenishtit parashikohet të ketë një shtim të numrit të tyre.

Një ndër ekspertët e njohur në tregun turistik të vendit Besnik Vathi, në një intervistë për ATSH-në shprehet se “natyrshëm për plazh do të ketë turistë kryesisht nga vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut dhe 2-3 shtete të Europës Lindore, apo vende të tjera që ndoshta mund të jenë në një situatë më të mirë të pandemisë. Mund të ketë lëvizje individuale dhe burimi kryesor për turistët këtë vit do të jenë shqiptarë që jetojnë jashtë”.
Vathi e vlerëson politikën e ndjekur nga qeveria për vaksinimin masiv, proces i cili, shprehet ai i hapi rrugën sezonit turistik.///

error: