Nga Ylli Asllani/
Pelegrinazhi në Kishën e lashtë të Labovës së Kryqit të ripërtërin me mesazhet e saj hyjnore!
Rreth 30km në lindje të Gjirokastrës, pasi lë pas dhe Libohovën, në të djathtë të rrugës në një kodrinë shtrihet Labova me Kishën e saj të famshme që mban emrin Shën Marisë !Me një moshë më shumë se 15 shekullore, Kisha e Labovës së Kryqit vlerësohet si një prej monumenteve më të rralla historike, fetare e kulturore të Shqipërisë.
Ajo njihet si një prej 40 kishave të para, të ndërtuara në gjithë botën.Ndodhet në fshatin Labovë e Kryqit, në rrethin e Gjirokastrës, i vendosur në shpatin verior të malit të Buretos, mbi lumin e Suhës që është një degë e lumit Drino, në të djathtë të qytetit të vogël të Libohovës.
Nga periudha bizantine deri më sot quhet Labova e Kryqit dhe emri lidhet me Kryqin e Kishës në fjalë.
Historia e Kryqit të Laboves zë fill në vitin 326 Pas Krishtit.Shën Elena, nëna e Kostandinit të Madh të Bizantit, gjeti në Jeruzalem kryqin ku ishte kryqëzuar Krishti.Kryqi i zhdukur i Labovës. Ky kryq u nda në dy pjesë, një pjesë mbeti në Jeruzalem dhe pjesa tjetër u dërgua në Konstandinopojë. Disa copa druri nga ky kryq u shpërndanë.
Një prej tyre mendohet se gjendej në kryqin e kishës së Labovës. Një nga studiuesit shqiptarë që pjesën më të madhe të jetës së tij ja kushtoi Kishës së Labovës së Kryqit, Gazmend Muka(1964-2012), ka shkruar se ky kryq u soll në Labovë në prill të vitit 559 nga Kostandin Shpatari. Mukaj shkruan se brenda kryqit ndodhej një kuti druri e punuar hollë. Brenda kësaj kutie të vogël konservohej një copë druri rreth 152 gram. Logjika të thotë se Kostandini, duke qenë shpatar i Perandorit Justinian si njeri me influencë, ashkëlën për Kryqin e Kishës së fshatit të tij duhet ta ketë marrë nga Kryqi origjinal që gjeti Elena.
Për banorët e fshatit Labove dhe fshatrave për rreth, ky kryq për 1430 vjet ka qenë kryq i mrekullive, çudibërës dhe qetësues. Kur në vitin 1967 u shkatërruan të gjitha kultet fetare, ky kryq u fsheh dhe u ruajt.
Ai u vodh në vitin 1989 dhe asnjëherë nuk u gjet, pavarësisht kërkimeve private nga banorët apo apeleve të shumta për rikthimin e tij në kishën e Shën Mërisë në fshatin Labovë e Kryqit. Megjithëse për këtë ngjarje u gjykuan dhe u dënuan tre persona asnjëherë nuk u mor vesh se ku përfundoi ai.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat