Qeveria greke ka informuar se ka rritur numrin e kuotave ditore të personave, që do të kalojnë në Pikën Kufitare në Kakavijë.Sipas vendimit, nga data 14 qershor, numri i kuotave ditore të personave që do të kalojnë në Pikën Kufitare të Kakavijës shtohet nga 400 në 1500 vetë në ditë.
Nga Pika Kufitare e Kapshticës do lejohet kalimi vetëm për punëtorët sezonalë, 400 shtetas në ditë.
Ndërsa, nga Pika Kufitare e Qafë Botës do të lejohen 250 persona në ditë.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se në bashkëpunim edhe me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Greqi janë në bisedime të vazhdueshme me autoritetet greke, për përshpejtimin e hapjes përfundimtare të kufijve dhe nisjen e lëvizjes së lirë në të dy anët e kufirit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI