Edhe për ditën e martë vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, por gjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites do të ketë edhe vranësira kalimtare. Vranësirat do të jenë më tepër të përqendruara në relievet malore por pa praninë e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut dhe relativisht intensive me shpejtësi mesatare 2-8m/s e hera-herës përgjatë vijës bregdetare deri në 15-20m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 11/27 | Diell pak re |
| Kukës | 9/26 | Diell pak re |
| Lezhë | 12/28 | Diell pak re |
| Dibër | 7/24 | Diell pak re |
| Durrës | 13/27 | Diell pak re |
| Tiranë | 14/27 | Diell pak re |
| Elbasan | 11/29 | Diell pak re |
| Berat | 11/29 | Diell pak re |
| Vlorë | 12/29 | Diell pak re |
| Korçë | 7/24 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 11/29 | Diell pak re |
| Sarandë | 13/28 | Diell pak re |
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026