– Elefanti ”fallxhor” i kopshtit zoologjik të Hamburgut ka bërë të ditur se Gjermania do të barazojë në ndeshjen e fundit të grupeve në Euro 2020 kundër Hungarisë.
Yashoda, 42 vjeç, zgjodhi të dy flamurët në kutinë ku ndodheshin, në kopshtin zoologjik Hagenbeck: atë gjerman dhe atë hungarez.
Yashoda arriti të gjente me saktësi se Gjermania do të humbiste ndeshjen e parë në Euro 2020 kundër kampiones së botës Francës si dhe do të mundte Portugalinë në ndeshjen e dytë.
“Ne jemi shumë krenarë për instiktet e tij dhe do të jemi të lumtur nëse ai parashikon saktë edhe ndeshjen e tretë”, thanë zyrtarë të kopshtit.
Një barazim do ta çonte Gjermaninë në fazën e eliminimit direkt dhe Hungarinë të eliminuar nga Euro 2020. /dpa_atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI