Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, duke u shprehur se 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen PS-së.
“Si sot 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre Partisë Socialiste të Shqipërisë. Shqipëria e ardhmja jonë”, shkruan Rama në një postim në “Instagram”, shoqëruar me një foto nga fushata elektorale e atij viti.
Sjellim në vëmendje që PS në koalicion me LSI fitoi zgjedhjet e vitit 2013 përballë PD-së të drejtuar asokohe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Me fitoren në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti Edi Rama ka siguruar mandatin e tretë në krye të qeverisë///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI