/ANSA/ – Le të lutemi sot për qeveritarët, shkencëtarët dhe politikanët, të cilët kanë filluar të studiojnë rrugën e daljes nga pandemia, gjithmonë në favor të njerëzve, gjithmonë në favor të popujve, tha sot papa Françesku, në fillim të meshës së mëngjesit.
”Shpresojmë që fundi i kësaj pandemie të jetë i shpejtë… Zoti ynë, si në jetën tonë personale ashtu edhe në jetën tonë shoqërore, na ndihmo të zgjedhim gjithmonë më të mirën e njerëzve dhe kurrë të mos zbresim në varrin e perëndisë para”’, u lut Ati i Shenjtë.
“Si gjithmonë, kur nuk i shërbejmë Zotit, ne i shërbejmë një zoti tjetër, atij të parasë. Ne e mbajmë mend atë që tha Jezu Krishti: ka dy zotërinj, zoti Zot dhe zoti para dhe ju nuk mund t’u shërbeni të dyve”, theksoi papa.
”Basti ynë do të jetë ose për jetën ose për zotin e parave”, tha papa Françesku.
“Qeveritë duhet të gjejnë rrugët për epokën postvirus, në favor të popujve”, shtoi Ai.
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota