E rrëmbyen, e droguan, e përdhunuan për 3 ditë pa mëshirë në apartamentin e tyre në kryeqytetin grek, e më pas 2 shqiptarët të moshës 20 dhe 21 vjeç u larguan për pushime në ishullin e Mikonos, sikur mos të kishte ndodhur asgjë, sikur mos t’i kishin falur momente tmerri vajzës 19-vjeçare.
Sipas mediave lokale, 2 të rinjtë shqiptarë janë arrestuar gjatë paradites së djeshme nga policia e Mikonos, pas denoncimit të 19-vjeçares e cila mbërriti në komisariat në një gjendje të keqe shëndetësore dhe nën efektin e drogës.
Gjithçka nisi me shkëmbimin e disa mesazheve në Facebook, nga ku njeri prej djemve dhe 19-vjeçarja edhe ranë dakord që të zhvillonin një takim mes tyre të mërkurën e kaluar.Por ky takim ishte makthi nga i cili prej 3 ditësh 19-vjeçarja nuk po zgjohej dot.I riu shqiptar e çoi vajzën e re në shtëpinë e tij, por sapo ajo hyri brenda zbuloi që ata nuk do të ishin vetëm, aty priste edhe shoku tjetër.
19-vjeçarja i tregoi policisë, se 2 djemtë i dhanë asaj të pinte një pije, në të cilët dyshohet se kishte edhe lëndë narkotike, në atë moment nisën 3 ditët e tmerrit për të…Dy shqiptarët gjatë paradites së sotme janë paraqitur përpara hetuesit për të treguar detajet e 3 ditëve që mbajtën në apartament 19-vjeçaren.Ata akuzohen për rrëmbim, përdhunim në grup, posedim dhe përdorim droge.//shqiptarja///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI