Rënia drastike e numrit të të prekurve me COVID-19 në vend, çka u shoqërua me masa lehtësuese antikovid, si hapja e bareve dhe restoranteve apo zgjerimi i fashës orare të lëvizjes çuan në rritjen e konsumit të kafesë në vend.
Shifrat tregojnë se importi i kafesë për 5 muajt e parë të vitit u rrit me rreth 280 tonë.
Sipas statistikave fiskale të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, importi i kafes gjatë 5 muajve të parë të këtij viti u rrit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2021 u importuan 3006 tonë kafe.
Krahasuar me 5-mujorin e vitit 2021, gjatë periudhës janar-maj të këtij viti u importuan gati 280 tonë kafe më shumë. Në 5-mujorin e vitit 2020 u importuan 2771 tonë kafe.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI