/VRION, 12 Prill/ Radio “Saranda”// Seksioni i Policisë Rrugore të Sarandës , me ndihmat nga pagat e 17 policëve nuk la jashtë vëmëndjes katër familjet rome që jetojnë në barakat në fushë të Vrionit.

Shefi i kësaj strukture të Policisë, Mehmet Çeli në xhestin e pakove të ndihmave ushqimore preferoi të shkonte tek më të varfërit skajshmërisht , te romët e Vrionit.
Çeli, me kete rast bisedoi me perfaqesues te familjeve rome per disa veshtiresi te qarkullimit te tyre ne keto dite te pandemise.

Ndërkohë, pako të tjera me ndihma policia rrugore, I ndau në konsultë me bashkitë e Sarandës dhe Delvinës .
Në çstin e ndarjes së ndihmave të policisë rrugore në Vrion, ishte I pranishë edhe zëvëndës kryetari i bashkisë Finiq, Jani Harizi.///
ME SHUME LAJME
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite