SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE-Sot, mbledhja e Këshillit të Bashkisë

SARANDE-Sot ne mbledhjen e radhes keshilli Bashkiak I Sarandes i cili mblidhet ne oren 14.00 ne sallen e madhe te Bashkise do te diskutoje disa problematika.

Fokuse te kesaj mbledhje jane disa P/Vendime“Mbi dhënien e ndihmës ekonomike; Mbi miratimin  e personave që  do  të trajtohen në Qendrën Polivalente Ditore të  të  moshuarve në Sarandë; miratimi i raportit paraprak të  programit Buxhetor Vendor Afatmesëm 2022-2024”.,etj,.

Nderkohe edhe disa problematika të tjera pritet te zgjojne vemendjen e publikut siç janë: nje P/Vendim “Për miratimin e fushatës së partneritetit të Këshillit të Bashkisë me qytetarët“, çështje per te cilen publiku i gjere nuk ka informaicon; si dhe nje Informacion nga Bashkia për menaxhimin e plazheve , parkimit dhe  pastrimit të territorit të  Bashkisë.  

Te tria ceshtjet e fundit pritet te ngjallin diskutime e debate. Megjithe deklaratat pozitive te e perseritura nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi edhe në Sarande, per dhenien ne kohe te plazheve per subjektet qe kane aplikuar si kudo edhe ne zonen Sarande-Ksamil;;, vonesat ne kete proces, duket se kane kosto ne disa drejtime dhe konfliktet mes subjekteve qe posedojne plazhe , nuk mungojne as ne keteterritor te vendit.

N ekete mbledhje te keshillit Bashkiak pritet edhe nje Informacion për planin e aktiviteteve kulturore për periudhën e sezonit turistik   2021 ./SARANDANEWS.AL///

error: