SARANDE/ 30/06/2021/- E nisur me 30 minuta vonese dhe me dilemën për t’u shtyrë për mungesë kuorumi, mbledhja e këshilltarëve më në fund u zhvillua duke patur edhe frymë debati.
Mbledhja u drejtua nga kryetari i ketij Keshilli Asaf Stroka
Vonesat e kontrateve në plazhe dhe parkimet ishin pika “vlimi” në mbledhjen e 30 qershorit te këshillit Bashkiak të Sarandës .Kane qene te pranishëm dhe kane dhënë disa spjegime për problematika të ndryshme edhe zv.kryetari I Bashksië Ramiz Husi dhe sekretari i pergjithshem i kesaj Bashkie, Eleron Gjoni.


“Kush ka kallash mund t’i fitojë plazhet”,-ka theksuar këshilltari Dritan Peçi, I cili shtoi se nesër “më 1 korrik askush nuk ka një kontratë nga poseduesit ose pretenduesit për posedim të plazheve në Sarande e Ksamil.
Menaxhimi i plazheve, parkimet dhe pastrimi në territorin e Bashkisë. ishin tre nga çështjet që shkaktuan debate në kete mbledhje. Sipas këshilltarit me pese mandate Mehmet Nelaj, ” bashkia e Sarandës nuk ka një strategji të caktuar për zhvillimin e turizmit. Sipas tij, “Edhe Himara ka strategji. Po ne?

Nelaj dekalaroi se as Prefektura nuk po e ndjek me përparësi situatën e turizmit sikurse e ngarkon ligji ,ndërsa theksoi se do t;I drejtoheshin Kryeministrit për këto probleme.
Për zv,.kryetarin e Këshillit Bashkiak Ibrahim Barjami, disa zoan të qytetit nuk kanë palzhe publike sic është lagjja Nr.4 (Kodër) apo Ksmaili, etj,. Barjami e shigjetoi bashkinë për “Mungesë vizioni”
Nderkohe keshilltarja Figalia Kallojeri ngriti mungesen e rrugeve drejt plazheve duke thene se akoma ka raste kur nje plazh ka dy administratore.
Ne mungese te nje opozite te demokrateve ne Keshillin Bashkiak, shpesh rolin e kritikeve te puneve te bashkise dhe impaktin e ketyre puneve ne komuinitet e kane luajtur ne menyre te perseritur keshilltaret Ibrahim Barjami., mehmet Nelaj, Dritan Peçi, Krenar bedaj, Figalia kallojeri, etj,./SARANDANEW.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI