Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka marrë pjesë sot në konferencën “Sfidat dhe mundësitë në luftën kundër korrupsionit dhe në forcimin e integritetit”
Në fjalën e saj, Gjonaj tha se vetë simbolika e këtij takimi na dëshmon më shumë se çdo gjë tjetër, se edhe në periudha të vështira pandemike si këto, të gjithë aktorët kyç në luftën kundër korrupsionit mund të bëhen bashkë për të kryer një shikim 360 gradë nga ajo çfarë kemi bërë dhe nga shumëçka mbetet ende për të bërë në përpjekjet tona të përditshme kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë.
Po ashtu, Gjonaj shtoi se “u tregua mbështetja që i dhamë ne zbatimit të reformës në drejtësi, për të mbështetur institucionet e reja të saj, dhe veçanërisht institucionet dhe proceset që lidhen me luftën ndaj korrupsionit jo vetëm në sistem por edhe më gjerë”.
Ajo thekson se nga 50% e gjyqtarëve dhe prokurorëve të vetuar, më shumë se 60% prej tyre janë larguar nga sistemi.
“Nëpërmjet Reformës në Drejtësi, nga njëra anë, po kryhet pastrimi rrënjësor i sistemit të drejtësisë nga elementët e korruptuar, jo profesionalë apo me lidhje të dyshimta me krimin nëpërmjet procesit të vetingut, ku nga rreth 50 % të gjyqtarëve dhe prokurorëve të vetuar, më shumë se 60% prej tyre janë larguar nga sistemi. Dhe nga ana tjetër lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit të strukturave të reja të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat tashmë kanë filluar të flasin në emër të drejtësisë penale të re me raste konkrete të procedimeve penale të nisura dhe përfunduara, dhe pasuri të sekuestruara si për raste brenda sistemit por edhe jashtë saj. Unë jam besimplotë që Prokuroria e Posaçme së bashku me Byronë Kombëtare të Hetimit, e cila sapo ka emëruar 28 hetuesit e parë, do të mund të bëjnë raste suksesi që lidhen me luftën kundër pandëshkueshmërisë për veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar.tha ajo./Marre pjeser.nga ATSH///
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?