Implementimi i projektit të rikonstruksionit të Pikës Doganore të Qafë-Botës, do të përmirësojë infrastrukturën së kësaj dege dhe shërbimin ndaj qytetarëve dhe biznesit.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një vizite në Doganën e Qafë- Botës, ku u njoh nga afër me investimin i cili bëhet nëpërmjet projektit “Lëvizshmëria në Bregdetin Jonian – COMOBILON”, në kuadër të programit Interreg IPA Cross-border Cooperation “Greqi – Shqipëri 2014-2020“, që përfshin ndërtim, rindërtim, rehabilitim i PKK Qafë – Botë.Kjo pikë do të jetë e hapur tashmë, pasi qëndroi e mbyllur prej muajsh nga ndikimi i pandemisë.Me rifillimin e punës, pritet të jetë një portë hyrjeje e rëndësishme për jugun e vendit, çka do të ndikojë dhe në sektorin e turizmit./ATSH///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI