Ish-ministri socialist i Financave dhe Ekonomisë në vitet 1997-2005, Arben Malaj ka “shpërthyer” sot ndaj zyrtarëve dhe drejtorëve të lartë të Ministrisë së Brendshme, të cilët kanë firmosur dhe kanë pasur gisht e disa dijeni, lidhur me tenderin e “kripur” të uniformave të Policisë së Shtetit.
Plot 25 milionë euro (28 miliardë lekë të vjetra), ku me përllogaritje i takon 2800 euro një uniformë policie, dhe vetëm kapelja 350 euro.I ftuar në edicionin informativ në News24, Malaj tha se përgjegjësit për këtë tender janë të babzitur, duke i cilësuar në tërësi socialistët dhe si arrogantë, referuar rastit të FMN, e cila u ka bërë thirrje për të pasur kujdes me PPP, por asnjë reagim.
Arben Malaj: Kjo është babëzi. Se nëse një kapele jashtë bën 100-200 euro, këtu bën më pak kuptohet, por ti e vendos 350 euro, atëherë je mbi 250 euro më tepër, babëzi është kjo. Këta janë arrogantë, sepse FMN i thotë qeverisë që boll më dhe kujdes me PPP, këto vazhdojnë ende japin PPP, nuk dëgjojnë. KE i thotë maxhorancës që mos e votoni kryetarin e AMA dhe unë e di që në rregullore lejohet, por nuk lejohet kapja e shtetit. Këta nuk pyesin për asnjë dhe e votojnë. Qeveritë e kapura janë të rrezikshme. Qeverisja është përkeqësuar, kërcënohet dhe partneriteti strategjik, pasi nëse nuk je një partner strategjik i besueshëm atëherë prishet gjithçka dhe vihet në rrezik bashkëpunimi rajonal e më gjerë. Kush ka shkelur ligjin do marrë ndëshkimin penal. Ata duhet të flasin nëse u është bërë presion, sepse presioni në vetvete është vepër penale, është e dënueshme, nëse nuk flet njëri duhet të flasi tjetri, duhet të përfundojë kapja e shtetit./konica///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI