Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me arrestimet në Pogradec të ish-kryetarit të bashkisë dhe zyrtarëve të tjerë.Vasili e konsideron si një estradë shëtitëse, drejtësi me regji që pas Lushnjës, shfaqet në Pogradec.
“Asnjë surprize. Ashtu siç edhe pritej drejtësia me regji u spostua për të dhënë shfaqje në Pogradec. Ashtu pritet edhe “përmbytja” me regji e medieve me lajmin e “madh” të tenderit të druve të zjarrit të bashkisë Pogradec të disa viteve me parë si dhe të dy punëtorëve, që i kanë vënë drynin nja dy shkollave për votimet moniste të 30 qershorit 2019, ashtu priten edhe ca deklarata emocionuese ndërkombëtarësh, ashtu priten edhe ca analiza “meteorologjike” analistësh, që do tregojnë që nga “shenjat” do bjerë shi “drejtësisë” në atdhe. Nga Lushnja në Pogradec. Estrada shëtitëse, drejtësia me regji vazhdon turneun e shfaqjeve anembanë atdheut. Pritet data e shfaqjes së radhës”, shprehet Vasili.
Po ashtu, Vasili shton se “në Tiranë nuk do të ketë shfaqje se këtu është teatri, inceneratorët, krimi zgjedhor i 25 prillit, tenderat sekrete qindra-milionësh të qeverisë, ndaj shfaqja e Tiranës është anuluar nga Estrada shëtitëse apo drejtësia me regji”///
ME SHUME LAJME
MEMORIE. Sot kujtojmë Prof. Moikom Zeqon, intektualin e rrallë.
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës