SPAK ka konfiskuar ne Sarande Hotelin “Harbour” si pasuri qe buron nga aktivitetet kriminale.
Me nje vendi te fundit SPAK kërkoi nga Gjykata e Posaçme të konfiskojë pasuritë e Armand dhe Gerti Markut, të cilët janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali. Duke qene se mundesite e te ardhruave te fa,iljes Marku . Sipas SPAK këto pasuri janë vënë nga aktiviteti kriminal që ata kanë ushtruar në shtetin fqinj (Itali) Pasurite familjare te Markove nuk i justifikojnë pasuritë e vëna se burimet e të ardhurave të tyre .
Armand Marku dhe Gerti Marku, (Ledio Hallkokondi) janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për veprën penale “Pjesëmarrje në Organizatë Kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Gjykata e Milanos më herët ka dënuar Armand Marku me 6 vjet e dy muaj heqje lirie për trafik narkotikësh dhe bashkëpunim në krim.
Pas nje hetimi te thelluar mesohet se SPAK kërkoi nga GJKKO konfiskimin e një hoteli në Sarandë, një pishine po në Sarandë, dyqan në Tiranë dhe një trualli. Me sakte pasuritë e Armand e Gerti Markut dhe familjarëve të tij, që SPAK kërkon konfiskimin jane:
1. Pasuria e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe totale 688 m2, si dhe objektin e ndërtuar mbi të, hotel “Harbour”, e ndodhur në zonën “Turizëm Kanali i Çukës” Sarandë, në pronësi të shtetasit Petro Branko.
2. Pasuria e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 688 m2, së bashku me objektin përkatës të ndërtuar mbi të një pishinë, e ndodhur në zonën “Turizëm Kanali i Çukës” Sarandë, në pronësi të shtetasit Petro Branko.
3. Pasuria e paluajtshme e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe 51 m2, e ndodhur në rrugën Don Bosko, Tiranë, e blerë në vitin 2017 me çmim 105 000 euro. /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI