Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë ku ka marrë pjesë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë.
Pas komplimenteve të shumta në drejtim të kryeministrit shqiptar, Papandreou i kërkoi Ramës të flasë se si ka arritur të marrë mandatin e tretë për të qeverisur për 4 vitet në vijim. Rama tha se mbi të gjitha PS ia doli të marrë mandatin e tretë pasi ka luftuar që të mbetet në sytë e njerëzve partia e ndryshimit.
Kryeministri ka shtuar se është optimist lidhur me rëndësinë e mandatit të tretë dhe sipas tij do të jetë faza e finalizimit të punëve të nisura.
Ndalur te moscaktimi i një date për konferencën e parë ndërqeveritare Rama tha se BE tashmë duhet që të lërë mënjanë të gjithë dilemat që ofrohen dhe të na bëjë pjesë e të mos vijojë me shtyrjen e negociatave. Sipas tij BE ka nevojë për Ballkanin aq sa ka Ballkani për BE./shqiptarja.com///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI