Është zbuluar një varr masiv i viktimave të diktaturës ditën e sotme në Përmet. Bëhet me dije se varri është zbuluar nga kompania, e cila ishte duke bërë punime për ndërtimin e rrugës.
Lajmi është bërë me dije nga kreu i shoqatës Anti-komuniste të të Përndjekurve, Nebil Çika. Çika është shprehur se vendi ku është gjetur varri dyshohet se është përdorur për ekzekutimin e disidentëve. Mësohet se në një sipërfaqe gati 100 metra katrorë është zbuluar një varr ku janë të varrosur 4 trupa dhe një tjetër pak më matanë.

“Ka qenë repart ushtarak i sigurisë së shtete. Askush nuk futej nga qytetarët. Tani ka pallate por dikur ka qenë zonë e ndaluar për qytetarët. Deri në 1991 ishte qendra e trajnimit të forcave të Ministrisë së Brendshme. Këto vende në bazë të dokumenteve nga arkivi i Ministrisë së Brendshme, janë përdorur edhe për ekzekutimin e kundërshtarëve politikë. Këto vende janë përdorur si vende pushkatimi ose varrosje të atyre që kishin vdekur nga torturat. Dëshmitë e njerëzve thonë që njerëzit varroseshin këtu Krisma e pushkatime ka pasur,” tha Çika për median./k.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI