“Partia Demokratike është e kapur nga oligarkia dhe SPAK duhet të hetojë”.Kështu u shpreh te henen, Edith Harxhi, ish-kandidate për postin e kryetares së Partisë Demokratike, në një intervistë televizive, ku theksoi se “unë mendoj se Partia Demokratike sot është plotësisht e kapur, është e kapur jo vetëm nga Lulzim Basha vetë por nga oligarkia në përgjithësi dhe Basha është anëtar i kësaj oligarkie sot”.
“Vetëm disa ditë më parë, tha ajo, ka patur në disa media në Shqipëri, të dhëna për aferën në Portin e Durrësit, çka tregon se PD është futur shumë thellë”, tha Harxhi.
Harxhi theksoi se, “nëse janë të vërteta ato që thonë mediet në lidhje me kunatin e Bashës, që ai është ortak me atë që ka fituar tenderin 20 miliardësh, natyrisht që është lidhje e drejtëpërdrejtë, për këtë arsye mendoj se, SPAK apo Prokuroria duhet të hetojë”.
Në zgjedhjet e 13 qershorit, për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, Harxhi mori 190 vota por duhet patur parasysh tha ajo, “që kryetari Basha është votuar nga 30% e anëtarësisë së PD-së dhe ato zgjedhje nuk ishin as zgjedhje as zgjidhje, ishin zgjedhje jo të barabarta jo transparente dhe për këtë arsye unë kam çuar në Gjykatën e Tiranës një padi civile, për largimin nga lista të mijëra demokratëve, të cilët nuk mundën të marrin pjesë në zgjedhjet e 13 qershorit”.
Harxhi tha se “për këtë arsye, Lulzim Basha nuk është një kryetar që mund të kryej funksione të plota ligjore në PD, pasi ai përfaqëson vetëm 30% të anëtarësisë së PD-së”.Ajo theksoi se do të vazhdojë të luftojë për debat të lirë brenda PD-së dhe në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë sërish për kryetare partie. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI