Në aksin rrugor Palasë-Dhërmi po vijojnë punimet me ritme të shpejta.
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, publikoi sot fotografi nga punimet që po kryhen në këtë aks të ri rrugor.
“Vijojnë punimet në rrugën Palasë – Dhërmi. Një aks i rëndësishëm që do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve përgjatë bregdetit të Jugut”, – tha Denaj.
Aksi Palasë-Dhërmi ka një gjatësi prej 4.5 kilometrash, ndërsa gjerësia e trupit të rrugës do të jetë 11.5 metra. Në këtë segment është projektuar edhe ndërtimi i një ure me gjatësi 109 metra. Deri tani në këtë aks janë realizuar mbi 60 % e hapjes së trasesë.
Në këtë projekt, përveç plotësimit me sinjalistikë veprave të artit, është parashikuar edhe ndërtimi i disa rrugëve sekondare për aksesimin e zonave turistike të banuara.///ata///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI