– Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka bërë histori në Lojërat Olimpike Tokio 2020, duke fituar medaljen e artë. Krasniqi në finalen e sotme u ndesh me japonezen Funa Tonaki.Presidenti Ilir Meta ka uruar Distria Krasniqin dhe ekipin e Kosovës.“Urime Distria Krasniqi, më të mirës së botës! Përgëzime Dritonit dhe mbarë ekipit, që kurrë nuk zhgënjen”, shprehet Meta.
Kryeministri Edi Rama ka uruar xhudisten Distria Krasniqi duke e cilësuar si luaneshë.
“LUANESHË! Bravo. Bravo. Bravo”, shprehet Rama.
Edhe kryetari i PD, Lulzim Basha përshëndeti medaljen olimpike të Kosovës.
Me një foto të sportistes nga Kosova që rrëmbeu medaljen, Basha shprehet “krenari”.
Distria e nisi garën në disiplinën 48 kg, kundër Gabriela Chibana nga Brazili dhe iu deshën vetëm disa minuta për ta mundur lehtësisht kundërshtaren me Ippon. Me Ippon e mposhti për 19 sekonda edhe xhudisten Lin Chen Hao nga Tajpei Kinez. Ajo në gjysmëfinale e mposhti mongolezen Urantsetseg Munkhbat.
Ndaj saj fitoi me “Waza-Ari” të cilin e realizoi në mes të luftës. Kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën në Lojëra Olimpike, pasi ishte Majlinda Kemlendi që nderoi vendin me të artën në Rio 2016.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI