Dy gjoba me nga 1.000.000 lekë, për dy administratorë lokali. Aktivitet dhe muzike pas orarit të mbylljes.
Kjo ka qene arsyja e mases ndeshkimore . Policia tha se “U konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 administrator subjektesh në Himarë.
Strukturat e Policisë Himarë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.
Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 2 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë konkretisht shtetasit : -R. T., dhe I. T, pasi kanë vijuar organizimin e aktivitetit, duke mosrespektuar orarin e përcaktuar për mbyllje, në lokalet e tyre, në Himarë. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore