/14/04/2020// Ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare aktorja e mirënjohur franceze Patricia Millardet. Ajo vdiq pas një sulmi në zemër (infarkti) në spitalin San Camillo në Romë këtë pasdite.
Në Itali, ku jetonte nga fundi i viteve 1980, së pari në Appia Antica dhe më pas në Castel Gandolfo, ajo u bë e njohur për publikun e gjerë pas interpretimit të rolit të prokurores kurajoze dhe të pakorruptueshme Silvia Conti në “Oktapod”,seriali i luajtur nga Michele Placido në rolin e komisar Cattani, midis viteve 1989 dhe 2001.Ky rol i dha asaj popullaritet të madh jo vetëm në Itali por edhe në Shqipëri. Ajo ishte betuar se do të hakmerrej për vdekjen e komisarit, heroi i historisë, i vrarë nga mafia. Por që nga ai moment heroina ishte bërë vetë ajo.
Në karrierën e saj artistike ajo luajti në shumë prodhime filmike dhe televizive.
Popullaritetin më të madh e pati me serinë e La Piovra në Rai 1.
Portretet e Silvia Kontit dhe Komisar Katanit,ne filmin serial La Piovra ne RAI 1, sillnin ne publikun italian dhe ate europian nje loje realiste dhe karaktere te forta te njerezve te drejtesise qe simbolizohen edhe sot e gjithe diten, me figuren e shquar te prokurorit antimafia, Giovani Falkone//R-SR///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi