/14.04.2020/ Komisioni i Ligjeve i zhvilluar sot vendosi zbutjen e masave në Kodin Penal të atyre që thyejnë rregullat e karantinës gjatë sëmundjeve infektive.
Më konkretisht në Kodin Penal ishte që kush thyen rregullat e karantinës do të dënohet me 5 vite burg. Ky dënim është zbutur duke e çuar në tre vite burg ose masë administrative siç është gjoba.
Ndërkohë është ulur edhe dënimi për përhapjen e sëmundjeve infektive, nga 10 vjet është bërë 5. Sakaq nëse virusi i shpërndarë dëmton jetën e njeriut apo shkakton vdekje, dënimi për autorët do të vijojë të jetë nga 10 deri në 15 vjet burg.//R-SR///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI