Shkollat në një qytet të Skocisë po përgatiten edhe një herë për të mirëpritur një numër jashtëzakonisht të madh binjakësh në klasat fillore, javën e ardhshme.
Inverclyde ka 15 grupe vëllezërish e motrash që fillojnë shkollën të mërkurën e ardhshme.
Një javë para se të fillojnë të shkaktojnë telashe të dyfishta për mësuesit e tyre, 13 nga çiftet e binjakëve u takuan në shkollën fillore ”Shën Maria”, në Greenock, për të treguar uniformat e tyre të reja para medias dhe prindërve krenarë.
Vitin e kaluar, vetëm nëntë grupe binjakësh filluan shkollën, ndërkohë që rekordin e mban viti 2015 me 19 çifte binjakësh.
Joe Mcallister, binjakët e të cilit, Jessica dhe Joseph, do të shkojnë shkollë më 18 gusht, i tha agjencisë së lajmeve PA se ai është i ngazëllyer që fëmijët të fillojnë pasi do të jetë vërtet mirë për ta.
Një grup tjetër nxënësish që fillojnë shkollën janë Eloise dhe Charlie. Ata i thanë PA-së se mezi presin të takojnë miqtë dhe të luajnë futboll./ATSH-PA Media-DPA///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI