SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

PER SARANDEN-Banka Botërore: Duke hapur rrugën për të ardhmen e turizmit

Saranda është një nga qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë dhe një prej destinacioneve më të preferuara turistike. Banka Botërore ka publikuar një video lidhur me mbështetjen e dhënë në kuadër të investimeve në Sarandë.

Popullsia e saj prej 37 mijë banorësh punon kryesisht në industrinë e turizmit. Gjatë sezonit turistik popullsia e saj 6-fishohet. Shëtitorja “Naim Frashëri” përbuzë detit është qendra e jetës sociale dhe kulturore për banorët dhe turistët në qytet.

Ajo ofron pamje të pashlyeshme dhe kujtime të shumta nga pushimet buzë detit. Ndër vite, shëtitorja dhe infrastruktura e saj ishin vjetruar. Ndriçimi i pakët, gjatësia e kufizuar e shëtitores dhe hyrja me vështirësi në plazhe, i pengonin banorët dhe turistët të kënaqeshin plotësisht në këtë hapësirë të bukur me monumente kulture të lëna në hije.

Qeveria Shqiptare kërkoi mbështetje nga Banka Botërore për rinovimin e shëtitores së qytetit.

Nënkryetari i Bashkisë së Sarandës, Ramis Husi, thotë se Banka Botërore ishte një partner i mirë për këtë projekt. Banka ka mbështetur edhe rindërtimin e shkallëve në 2018-ën, të cilat i shtojnë vlerë qytetit.

Të dy projektet kanë kombinuar bukur funksionet moderne me arkitekturën e veçantë të qytetit. Rindërtimi i shëtitores së re ka vënë edhe më në pah shkallët e qytetit

Shëtitorja e re ka pësuar një sërë ndryshimesh. Sipërfaqja e saj është pothuaj dyfishuar. Është shtuar ballkoni panoramik që sheh mbi det dhe mundëson hyrjen në plazh nga ana lindore.

Limani i vogël ku ankorohen anijet e peshkatarëve është rehabilituar. Ndërhyrjet e tjera janë një pishinë publike, dushe, ndriçimi modern dhe shtrimi i shëtitores si dhe një korsi biçikletash.

Arben Çipa, i cili ka një agjenci turistike thotë se këtu integrohen elementë që përmirësojnë peizazhin urban, lehtësojnë lëvizjen e njerëzve, informacionin në shërbim të turistëve dhe krijojnë hapësira për aktivitete dhe festa pa cenuar identitetin dhe gjurmët historike të qytetit tonë.

Restoranti i Vladimir Musei është një nga bizneset e shumta që zhvillojnë aktivitetin përgjatë shëtitore.

“Kjo shëtitore është e çmuar për qytetin. I ka sjellë Sarandës pozitivitet dhe është shumë e rëndësishme për ne në këtë kohë”, thotë ai.

Ekonomia e qytetit dhe Shqipërisë varet shumë nga industria e turizmit. Rindërtimi i shëtitores do të bëjë të mundur që Saranda të zhvillojë turizmin e dhe më shumë në të ardhmen./ATSH///

error: