Pas dy javësh luftë me flakët, sot Parku Kombëtar i Llogarasë është jashtë çdo rreziku.
Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë shpreh mirënjohje për të gjitha forcat e angazhuara në kontrollin dhe shuarjen e zjarrit.
“Falenderojmë Forcat e Armatosura, zjarrfikësit, Agjencinë e Mbrojtjes Civile, dhe padyshim ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Prefektin e Qarkut Vlorë për koordinimin e operacionit dhe angazhimin përtej detyrës. Falenderojmë në mënyrë të veçantë edhe banorët e Dukatit që ju bashkuan përpjekjeve për shuarjen e zjarrit. Më në fund prej dy javësh zona merr frymë lirisht”, shprehet Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë.
Zjarri që përfshiu pjesën perëndimore të gadishullit, kërcënoi Parkun Kombëtar të “Llogorasë” dhe pas dy javësh mundi dhe sakrificash të qindra punonjësve u bë e mundur që të shuhen të gjitha vatrat e zjarrit në Karaburun.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi