Ka mbërritur në orën 03:15 grupi i parë më afganë. 121 qytetarët afganë u pritën në qendrën e pritjes së përkohshme, ngritur në zonën ushtarake falë bashkëpunimit të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit. Qendra e pritjes së përkohshme është inspektuar nga Ministrja Xhaçka e cila ka vlerësuar kontributin e efektivë të FA, policisë së shtetit, policisë kufitare dhe mjekëve e infermierëve.
Deklarata e Ramës:
MIRËMËNGJES PA U GDHIRË dhe me këtë episod live mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, duke i uruar së bashku me të gjithë ju mirëseadhjen, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI