Ujërat termale të Bënjës, 13 km larg qytetit të Përmetit, tërhoqën një numër të lartë vizitorësh në fundjavën e fundit të gushtit.
Administrata e Zonave të Mbrojtura Gjirokastër bën të ditur se, “fluks vizitorësh që zgjodhën Përmetin për të kaluar këtë fundjavë të fundit të gushtit në thesarin natyror të tij, Ujërat termale të Bënjës, ( Monument Natyre )”.
Specialistët e ADZM Gjirokastër ndodhen aty për të dhënë informacion dhe mbështetje si dhe pastrojnë ambientin nga mbetjet urbane, lënë nga vizitorët.
Ujërat Termale të Bënjës janë një nga resurset natyrore më të çmueshme. Ato ndodhen rreth disa km nga Përmeti. Burimet e ujërave termale janë natyrore dhe të mbledhura në gjashtë vaska të vogla që formojnë liqene natyrale me një bukuri të vyer. Përveç banjave termale atje gjendet edhe kanioni Lengaricës dhe Ura e Katiut.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi