Fshati Tatzat në Delvinë është një qoshk piktoresk, edhe pse pak i njohur, por që vizitohet rregullisht nga adhuruesit e natyrës dhe aventurës.
Natyrë e paqtë, plot ngjyra, aromë, tinguj, ujë i kristaltë burimi dhe ajër i pastër. Bashkia e Delvinës përcolli pamje nga ky fshat në këto ditë të fundit të gushtit, duke u kujtuar adhuruesve të natyrës vizitën e radhës.Pamjet tregojnë një mrekulli për t’u parë e prekur nga çdo adhurues i natyrës. Tatzat ndodhet rreth 144 kilometra në jug të Tiranës.//
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror