Shumica e ministrave u rikonfirmuan, por kryeministri Edi Rama kishte vendosur të fuste edhe emra të rinj në kabinet.

Drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë e mori Frida Krifca, e cila deri më sot ka qenë Drejtore e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësore dhe Rural (AHZBR). Krifca zëvendësoi në këtë post Milva Ekonomin.
Një tjetër emër i ri është ai i Delina Ibrahimajt, që u vendos në krye të Ministrisë së Ekonomisë e Financave. Deri në momentin që Rama i “thirri emrin” për ministre, Ibrahimaj ka shërbyer si Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve.
Ajo është e diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare në Universitetin Boçoni të Milanos, ka kryer Master Shkencor për Menaxhim dhe Doktoraturën për Menaxhim të Bankave dhe Financave në Universitetin e Romës, Tor Vergata.
dona Bilali nga ana tjetër, që u bë ministre për Sipërmarrjen
Edona Bilali nga ana tjetër, që u bë ministre për Sipërmarrjen, ishte numri një në listën e PS për Shkodrën gjatë zgjedhjeve të prillit. Ajo është konsulente biznesi dhe ka bashkëpunuar me sipërmarrje të mëdha në vend.
Bora Muzhaqi, të cilës iu besua posti i ministres për Rininë dhe Fëmijët, spikati gjatë fushatës dhe zgjedhjeve të 25 prillit. Ajo ka studiuar dhe punuar në Angli, ndërsa pas zgjedhjeve u bë zëvendës ministre Arsimi, me vendim qeverie.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI